Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 20.09.2018 09:55

​Të hyrat e qeverisë 461.0 milionë euro, shpenzimet 441.8 milionë

Prishtinë | 13/09/2018 16:27

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në të cilën është paraqitur pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tremujorit të dytë të këtij viti, ku thuhet se shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë ishte 461.0 milionë euro.

Sipas ASK-së, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 73% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

“Në TM2 2018, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 441.8 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (34%), kontributet sociale dhe përfitimet (26%), formimi i kapitalit bruto (22%), dhe konsumi i ndërmjetëm 11%”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress