Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 23.08.2019 02:15

​TDC, Timeless Drama Channel në Kujtesa!

Prishtinë | 02/04/2019 12:03

Kujtesa, si njëra nga platformat më të suksesshme televizive në Kosovë dhe me kanalet më kualitative, vazhdon të pasurojë platformën e saj me kanale të reja.

Duke filluar nga sot, platformës Kujtesa i shtohet edhe kanali më i ri TDC (Timeless Drama Channel), me serialet më të njohura e më të shikuara turke në botë.

TDC ofron mbi 500 orë përmbajtje të mbushura me pasion, intriga, aksion, dashuri, dhe përplotë dramë të cilat janë të realizuara nga producentët dhe regjisorët më të mëdhenj turk, me renome ndërkombëtare.

Kanalin TDC në platformën Kujtesa mund ta gjeni me numrin 14.

Disa prej serialeve më të njohura të cilat mund t’i ndiqni në TDC, përfshijnë: “Karadayi”, “Kurt Seyit & Shura”, “Analar Ve Anneler”, “20 Dakika”, me aktorët më të famshem turk, si: Kivanç Tatlitug, Berhuzar Korel, Kenan Imirzalioglu, Nehir Erdogan dhe shumë emra të tjerë të njohur ndërkombëtarisht.

Kujtesa do të vazhdojë të sjellë risi dhe kanale të reja vazhdimisht me qëllim të plotësimit të kërkesave dhe nevojave të abonuesve te saj.

Emocionet nuk do të kenë kufij!

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress