Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 03:27

​Taksa në rrugën e kombit ngritë çmimet e derivateve

Prishtinë | 13/09/2018 13:19

Drejtues të shoqatës së naftëtarëve në Kosovë po e kundërshtojnë taksën rrugore në rrugën e kombit të aplikuar së fundmi nga autoritetet e Shqipërisë.

Naftëtarët nuk janë kundër taksës, por kërkojnë një çmim të arsyeshëm.

Kryetari i Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se taksa rrugore në rrugën e kombit e vendosur nga autoritetet e Shqipërisë është e papranueshme për naftëtarët.

“Sa i përket tarifaave rrugore, ne shoqata e naftëtarëve jemi për pagesë, taksë, por çmimi të jetë i arsyeshëm. Dihet se naftëtarët e shfrytëzojnë shumë rrugën e kombit, sepse furnizimi i derivateve bëhet nga Shqipëria. Ka kompani që brenda një dite i bie që të paguaj taks rrugore deri ne 300 euro, dhe kjo është e pa pranueshme dhe taksë shumë e lartë. Kjo është një kosto shtesë për importin e derivateve ku kjo kosto i shtohet transportit dhe është krejt normale që e rrit çmimin e derivateve”, ka thënë Berjani.

Ai mendon se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte dashur që kosovarët t’i konsiderojë sikur qytetarët e Kukësit, me një taksë ose çmimore të njëjtë./I.Shabani/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress