Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:39

​Takohen sërish bizneset e sektorit minerar, diskutojnë zgjidhjen e bllokadës

Prishtinë | 10/07/2019 13:48

Sot në Odën e Afarizmit të Kosovës janë takuar bizneset e sektorit minerar për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm të veprimit me qëllim të zgjidhjes së problemit i cili i ka bllokuar tash e sa vite bizneset e tyre.

Kryetari i Bordit të Odës Skender Krasniqi njoftoi bizneset e këtij sektori për takimet që kanë realizuar me zyrtarët qeveritarë, MBPZHR dhe deputetët për problemin e tyre si dhe  çështjet e tjera të cilat po rëndojnë bizneset tej mase, siç janë konfliktet ligjore, Udhëzimet Administrative, Ligji për Miniera dhe Minerale, Ligji i Punës, Pushimi i Lehonisë, Ligji për Tregti të Brendshme, funksionalizimi i Gjykatës Ekonomike, Ligji për TVSH-në, Ligji për Falimentim, mungesa e ofertave për bizneset dhe çështje të tjera të cilat sipas Krasniqit duhet rregulluar urgjent.

Krasniqi inkurajoi bizneset se OAK do të qëndrojë prapa tyre, deri në zgjidhjen e problemit që ata të mund të operojnë lirshëm me kompanitë e tyre.

“Kujtojmë se në takimin e fundit që ka pasur OAK me ministren, kabinetin dhe drejtorët e departamenteve të MBPZHR-së janë dakorduar të gjithë se dy pikat e kërkesës dhe peticionit të parashtruar nga Oda e Afarizmit të Kosovës mund të ndryshohen nga MBPZHR, ndërsa pikat tjera duhet të ndryshohen me ligj. Bëhet fjalë për ndryshimin e kohëzgjatjes së licencës dhe çmimin e qirasë”, thuhet në komunikatën e OAK.

Sipas komunikatës bizneset e këtij sektori tanimë janë të vendosur dhe të bashkuar si asnjëhërë më parë dhe kërkojnë hapa konkret të veprimit nga institucionet, përndryshe në rast se këto kërkesa nuk merren parasysh, për çka OAK ka punuar pa ndalë me vite për heqjen e këtyre barrierave.

“Nëse kjo nuk ndodhë Oda e Afarizmit të Kosovës me bizneset e sektorit minerar do të detyrohen të dalin në protestë”, thuhet në komunikatën e Odës./KosovaPress/



Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress