Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 01:48

​​Tahiri: Do të investohen 100 milionë euro në energji të ripërtritshme

Prishtinë | 18/04/2019 21:04

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se Komuna e Vushtrrisë do të jetë përfituesja më e madhe nga investimi prej 100 milionë euro në energji të ripërtritshme nga kompania “AkouEnergy”.

Postimi i Tahirit në Facebook:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë  Këto ditë jam në Francë ku po vizitoj kompaninë AkouEnergy e cila ka përgatitur projektin më të madh në Ballkan për energji të ripërtritshme Cicavica Wind Farm. Nga ky projekt përfituese më e madhe është Komuna e Vushtrrisë por edhe e tërë Kosova. Projekti synon të prodhoj rreth 100 Mega Wat energji elektrike nga era, mbi 100 milion euro është vlera e investimit. Komuna jonë po ashtu përfiton nga projektet tjera përcjellëse të këtij projekti. Së shpejti do të nënshkuajmë MOU në Vushtrri, ndërsa si çdo projekt i madh, edhe ky projekt e don kohën e duhur për tu realizuar. Ditë të mira po vijnë #qytetiqeduam

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress