Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:39

​SPAR-i hap edhe një pikë tjetër në Prishtinë

Prishtinë | 10/07/2019 11:03

Në Prishtinë do të hapet edhe pika e tretë e njërit ndër rrjetet më të mëdha të supermarketeve në botë SPAR.

Në një konferencë për media u tha se ky është një investim që do t’i shërbejë qytetarëve si me produkte dhe cilësi, ashtu dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kryesuesja e SPAR  Kosova, Jeta Rukiqi tha se deri tani kanë hapur tre pika dhe deri në fund të vitit do të hapin dhe tre pika të tjera.

Për produktet dhe SPAR-it Rukiqit  tha se ato janë të veçanta dhe me  kualitete të larta.

“SPAR ka produktet të veçanta, ka kualitete dhe cilësi tek të gjitha produktet e veta”, tha ajo.

 Ndërkaq, përfaqësuesi i Spar International, David Moore duke përmendur hapjen e pikave të reja në Prishtinë, tha se kanë ambicie që të vazhdojnë dhe me hapjen e pikave të tjera në këtë vit në mënyrë që të zgjerohen dhe më tutje.

Me këtë ai tha se do të krijohen rreth 1500 vende të reja pune në përmbyllje të gjitha pikave, nderisa deri në fund të vitit 450.

“Jemi të kënaqur që jemi këtu, të zhvillohemi dhe në Kosovë, ka qenë një zgjerim i natyrshëm për të qenë dhe këtu. Do të kemi produkte të veçanta, një stil të ri dhe cilësor”, tha ai.

Përfaqësuesi tjetër i SPAR Kosova, John Kyritsis tha se në këtë kompani sheh një potencial të madh dhe të sjellin gjëra të reja në Kosovë. “Është shumë e rëndësishme për njerëzit ne po hapim vende të reja pune, po ofrojmë trajnime dhe ne inkurajojmë të rinjtë të na bashkëngjiten”, tha ai. Në këtë konferencë, po ashtu iu bë thirrje dhe prodhuesve vendor që t’i furnizojnë me produkte./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress