Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 19.11.2019 12:02

​Sot konferencë për sfidat tregtare Kosovë-Shqipëri

Tiranë | 21/05/2019 08:35

Sot në Tiranë do të mbahet konferenca “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri”, konferencë kjo e cila do të adresojë problemet dhe barrierat tregtare që prodhuesit e të dy vendeve janë duke i hasur.

Konferenca organizohet nga Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar, në mbështetje të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

Konferenca do të mbahet në Hotel Tirana International, duke filluar nga ora 10:30.

Të pranishëm në konferencë do të jenë përfaqësues të dy qeverive, Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të bizneseve.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress