Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 07:36

​Shqipëri, importimi i makinerive bujqësore nga 1 janari me zero taksë

| 08/11/2018 14:35

Duke filluar nga data 1 janari e vitit të ardhshëm, makineritë bujqësore do të importohen me zero taksë në Shqipëri.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, tha sot në Komisionin e Ekonomisë se në paketën e re fiskale përjashtohet importi i makinerive bujqësore nga TVSH-ja.

“Ligji ekzistues përjashton nga TVSH-ja vetëm fermerët individualë që importojnë, ndërsa ne do të përjashtojmë edhe bizneset që merren me këtë veprimtari”, tha ai.

Kjo masë, u shpreh Ahmetaj, do të lejojë tregtarët të blejnë makineri bujqësore dhe t’i shesin pa TVSH, si dhe do t’i japë nxitje prodhimit bujqësor përmes teknologjive të reja. /ATSH/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress