Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 09.12.2019 11:14

​Shkalla e inflacionit në eurozonë rritet me 1 përqind

| 29/11/2019 13:26

Shkalla e inflacionit në eurozonë u rrit me 1 përqind në nëntor, por mbetet ende shumë larg objektivit të Bankës Qendrore Evropiane (ECB), sipas një vlerësimi fillestar të zyrës së statistikave të Bashkimit Europian, (Eurostat).

Këto shifra u publikuan nga Eurostat, pasi Christine Lagarde u caktua në krye të Bankës Qendrore Europiane (ECB) më 1 nëntor 2019, dhe thirrjeve të shumta për një stimul më të madh mbi monedhat e BE-së në 19 vendet anëtare.

Detyra thelbësore e ECB-së është të mbajë inflacionin nën 2 përqind.

“E zhveshur nga përbërësit më të paqëndrueshëm të energjisë, ushqimit, duhanit dhe alkoolit, kostoja e jetesës u rrit me rreth 1.3% vitin e kaluar”, sipas të dhënave.
Në fund të 2018, ECB-ja ndërpreu një plan stimulimi urgjent i cili u prezantua në vitin 2015 për të nxitur rritjen ekonomike dhe inflacionin në vazhdën e krizës financiare të Evropës.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress