Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 18.07.2019 10:31

​​Sheraton ia mësyen Hotelit Grand

Prishtinë | 18/06/2019 20:52

Zinxhiri më i madh i hoteleve në botë, Sheraton ka përpiluar edhe një projekt të ri për Kosovë.

Ky hotel i cili ndodhet në rreth 450 vende të botës, dëshiron ta shtojë në listën e tyre edhe Hotel Grand-in që ndodhet në Proshtinë.

Marriott Group të cilët njëherish janë edhe pronarë të Sheraton, sot së bashku me HORWATH HTL kanë prezantuar projektin e këtij brendi gjigant rreth Hotelit Grand.

Ky prezantim është bërë në zyrën e Odes Amerikane në kuadër të ligjit për investime strategjike. Po ashtu, ata gjatë ditës janë pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Tregtis dhe Industris Endrit Shala. 

Marriott Group i cili ia mësyn Hotel Grand-it është themeluar gati një shekull më parë në Uashington ndërsa njihet si zinxhiri më i madh i hoteleve në botë ku janë prezent në mbi 130 vende. 

Ndërsa gjiganti tjetër HORWATH HTL është marka më e madhe për hoteleri në botë, ku si specializantë të kësaj fushe kanë tradië më shumë se 100 vjeçare.  

Pas takimit të dy kompanive të mëdha botërorë së bashku me përfaqësues të Odës Amerikane, është mbajtur edhe një konferencë për media për ta njoftuar opinionin me projektin e tyre që synojnë ta zbarkojnë tashmë edhe në Kosovë. 

Arian Zeka, Drejtor i Odës Ekonomike Amerikane e Kosovës tha se sjellja e Sheratonit në Kosovë, do ta vendoste Kosovën në hartën e shteteve të cilat janë të hapura për turizëm dhe do të ishte një hotel i cili i mungon Kosovës dhe qytetit të Prishtinës.

“Kompania që ai përfaqëson është në të një njëjtën kohë kompani amerikane, bashkë me atë brendin që ai synon ta sjell në Republikën e Kosovës, është njëra nga brendet më të njohura të kompanisë Marriot, bëhet fjalë për brendin Sheraton. Sjellja e Sheratonit në Kosovë, natyrisht që do ta vendoste Kosovën në hartën e shteteve, të cilat janë të hapura për turizëm dhe do të ishte një hotel i cili i mungon Kosovës dhe qytetit të Prishtinës. Si shtëpi e bizneseve amerikane natyrisht që do të jemi të hapur edhe për të mbështetur projekte të tilla. Ajo çfarë dua të them është se po e shohim si një vijimisi, ose si konfirmim të asaj që kemi thënë gjithmonë, që po ka një interesim të kompanive amerikane, vetëm gjatë këtij viti ka pasur tre - katër kompani, që në fushën e teknologjisë dhe informacionit kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë zgjeruar operacionet e tyre dhe kjo tregon për  një rritje të të bërit biznes”, tha Zeka.

Kurse Miroslav Dragicevic, përfaqësues i kompanisë Horwarg Htl, ka pohuar se planifikojnë të investojnë nga 40 deri në 50 milionë dollarë.

“Misioni ynë ishte ta përcaktonim vizionin se çfarë do të bënim aty, meqenëse projekti i ndërtuar diku 40-50 vjet më parë, nuk është më funksional dhe nuk përshtatet me nevojat urbane dhe ekonomike të Prishtinës dhe Kosovës.  Misioni ynë ishte ta përcaktonim vizionin dhe pozicionimin e projektit, në mënyrë që ta testonim projektin para hoteleve më të respektuara në nivel botëror... Sipas vlerësimeve tona, nëse ristrukturimi ndodh bazuar në atë çfarë kemi propozuar, investimi mund të jetë minimum 40-45 e deri në 50 milionë euro, meqë asnjëherë nuk e dimë se në çfarë do të hasim gjatë ristrukturimit, instalimit e gjërave të tjera”, tha ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress