Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.08.2018 10:17

​​Shell vjen në Kosovë

Prishtinë | 14/05/2018 21:48

Kompania më e madhe e derivateve në botë Shell, në bashkëpunim me Kompaninë Al Petrol, sot ka hapur pikat e shitjes së derivateve në Kosovë.

Presidenti i Al Petrol-it, Latif Kryeziu tha se nga sot shpallim zyrtarisht brendin Shell në Kosovë, e cila kompani është shitësi më i madh i derivateve në botë, ndërsa tha se nga sot është hequr dilema e cilësisë së derivateve në Kosovë.

“Rrjeti Shell do t’iu ofrojë shoferëve dhe ekonomisë së Kosovës 99% karburantin e njëjtë që përdorë sot Formula 1 - Ferrari. Shelli është sot shitësi më i madh i derivateve në botë dhe është prezent në mesë 80 shtete, me 30 milionë konsumatorë në ditë. Me ardhjen e brendit Shell në Kosovë, janë hequr dilemat e cilësisë së karburanteve”, tha Kryeziu.

Kryeziu tha se ardhja e brendit Shell ka gëzuar të gjithë në Kosovë, por mesë shumti kryetarin e Kuvendit Kadri Vesli, të cilin e quajti burrë të madh dhe njeri me shpirt ndërmarrësie.

“Të nderuar të pranishëm, sot nuk e kemi lehtë të ndahemi nga brendi Al Petrol, në rrugëtimin që i kemi kushtuar pjesën më të madhe të jetës. Them me modesti, se rruga deri këtu nuk ka qenë aspak e lehtë”, tha Kryeziu duke u shprehur i lumtur për vazhdimësinë e punës së Al Petroll me gjigantin Shell, ndërsa tregoi se gjatë punë së vet Al Petrol u shpërblye me tre çmime Superbrend.

Ambasadorja e Holandës, Gerrie Williams ka përshëndetur kompanitë Al Petrol-in dhe Shell, për investimin e qëlluar. Ajo ka shtuar se është fakt se Shell nga sot ka ardhur këtu, për të ofruar derivatet më të mira dhe ky është një lajm i mirë.

"Së bashku me gjithë kosovarët dua t'i bashkohem përgëzimeve për Al Petrol, e cila është treguar e denjë për të mbajtur flamurin e Shell”, tha ajo.

Menaxheri i brendit Shell, Martin Lustenberger bëri të ditur se Shell brenda një viti do të zgjerohet në 50 pika të shitjes ku qytetarët e Kosovës do të mund të furnizohen me produkte të klasit botëror të Shell-it.

"Në mesin e bizneseve me pakicë ne shërbejmë 25 milionë konsumatorë nga e gjithë bota nga dita në ditë bë shumë se 70 vende të botës. Dhe është e mrekullueshme që nga sot e tutje edhe Kosova do të jetë pjesë e kësaj. Sot ne formalisht lansojmë partneritetin tonë, por nuk do t'ju duhet të pritni shumë, pasi që do t'i kemi diku rreth 50 pika shitjeje me brendin Shell brenda vitit", tha menaxheri i Shell-it.

Ndërsa Johanes Rippell nga Raiffaisen Bank, tha se Al Peteol është shpirti i ndërmarrësisë. Ai u shpreh i lumtur që tregut kosovar prej sot po i shtihet brendi Shell, brend i cili sipas tij, njihet për cilësi dhe klasë.

"Ju jeni një shembull i jashtëzakonshëm shpirti të ndërmarrësisë, një pishtar drejtues për shumë njerëz në këtë vend. Ju e keni ndërtuar kompaninë tuaj hap pas hapi dhe dalëngadalë duke mos u ndalur dhe duke mos u bazuar në marrëveshjet e shitjes me shumicë, por duke u përqendruar në tregun në përgjithësi dhe duke i shitur produktet tona", u shpreh ai.

Në këtë event morën pjesë personalitete të larta shtetërore, përfshirë deputetë e kryetar komunash.

Pika Shell gjendet në Vragoli, përkatësisht përballë Al Petrol, raporton KosovaPress.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress