Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 12.12.2019 01:20

​Shell sjell Formula 1 Ferrari për herë të parë në Kosovë

Prishtinë | 17/07/2019 15:47

Kompania e shitjes së derivateve “SHELL”, për herë të parë ka sjell Formulën 1 Ferrari në Kosovë.

Ceremonia zyrtare  u hap sot në ambientet e kompanisë SHELL në Prishtinë nën sloganin “Mbushe ndjenjën, Formula 1 Ferrari në qytetin tënd”.

Adhurues të shpejtësisë dhe FORMULA 1 patën mundësinë të shohin e të prekin nga afër Bolidin e Formula 1 Scuderia Ferrari, e që nuk humbën rastin të marrin edhe fotografi.

Aventurë tjetër e mundësuar nga SHELL ishte simulatori i formulës, si dhe shumë dhurata të veçanta.

Wim Riegman, menaxher i kompanisë Shell për Evropën Juglindore tha se organizimi i këtij Tour-Event të FERRARI F1 është bërë  falë partneritetit shumë të gjatë të, SHELL me Ferrarin.

Sipas tij bashkëpunimi me Ferrarin, ka ndikuar në ngritjen e cilësisë së derivateve të SHELL.


“ Ky tour i Ferrarit F1 në Kosovë është bërë e mundur nga partneriteti që një kohe të gjatë e ka SHELL-i dhe Ferrari. Të gjithë që kemi mësuar nga ky bashkëpunim me Ferrarin, e kemi përdorur për të zhvilluar derivate të kualiteti më të lartë”, tha Riegman.

Ai tha se nga sot Formula Ferrari 1 do të jetë e pranishme në çdo qytet të Kosovës.

Karvani i SHELL i cili do të vizitojë të gjitha qytete e Kosovës, dhe zgjasë nga data 17 korrik deri më 30 korrik. Të gjithë konsumatorët do kenë mundësinë të shohin nga afër Bolidin e Formula 1 Scuderia Ferrari, të garojnë me simulatorin e formulës, si dhe të fitojnë shumë dhurata të veçanta.  SHELL, zyrtarisht në Kosovë ka filluar të operojë vitin e kaluar./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress