Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 16.10.2019 10:54

​SHBA vendos në listë të zezë 28 organizata qeveritare dhe tregtare kineze

Uashington | 08/10/2019 12:44

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë renditur në listën e zezë 28 organizata qeveritare dhe tregtare kineze, tha Departamenti i Tregtisë i SHBA-së.

Këto organizata akuzohen se janë përfshirë në kampanjën e represionit të autoriteteve kineze, e cila ka të bëjë kryesisht me pakicën myslimane Ujgure.

"Qeveria amerikane dhe Departamenti i Tregtisë nuk mund dhe nuk do të tolerojnë shtypjen brutale të lirisë së pakicave etnike në Kinë," tha sekretari i Tregtisë së SHBA-së Vilbur Rosa në një deklaratë.

Organizatave që janë vendosur në listën e zezë u mohohet aftësia për të importuar produkte nga SHBA.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress