Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 11:59

​SHBA nuk është më ekonomia më konkurruese

| 10/10/2019 12:59

Singapori ka rrëzuar Shtetet e Bashkuara nga vendi i parë në raportin vjetor të konkurrencës së Forumit Ekonomik Botëror.

Indeksi merr në konsideratë faktorë të tillë si stabiliteti makroekonomik, infrastruktura, tregu i punës dhe aftësia e inovacionit.

Singapori e shtyu ekonominë më të madhe në botë në vendin e dytë këtë vit.

Shteti aziatik mban pikët kryesore për infrastrukturën, shëndetësinë, tregun e punës dhe sistemin financiar.

Singapori dhe Vietnami përfituan shumë nga lufta tregtare SHBA-Kinë.

Raporti vuri në dukje se dy ekonomitë aziatike po përfitojnë nga tensionet e tregtisë globale përmes devijimit të tregtisë.

Vietnami u ngjit me 10 pikë nga viti i kaluar duke zënë vendin e 67-të nga 137 vende.

Importet amerikane nga Vietnami u rritën me 36% në pesë muajt e parë të këtij viti, pasi kompanitë kanë zhvendosur prodhimin nga Kina në Vietnam dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore për të shmangur tarifat e larta.

Ndërkohë Singapori mbështetet në eksporte dhe e llogarit Kinën si partneren e saj më të madhe tregtare.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress