Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 06:40

​SHBA-ja sanksionon tre shtetas dhe nëntë kompani ruse

Prishtinë | 08/11/2018 23:27

SHBA-ja njoftoi sot sanksione të reja që shënjestrojnë tre persona dhe nëntë kompani ruse, në lidhje me aneksimin rus të Krimesë dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në rajone të Ukrainsës të kontrolluara nga Rusia.

Departamenti amerikan i Thesarit bëri të ditur në një komunikatë për shtyp se në mesin e të shënjestruarve të masave të reja ndëshkuese amerikane renditen një ish-komandant i artilerisë ruse, Vladimir Zaritski, themeluesi i një kompanie që ushtron aktivitet në Krime, si dhe një agjent i shërbimeve sekrete ruse (FSB), Andreï Souchko, i akuzuar për rrëmbimin në 2017 të një aktivisti tartar nga Krimea, i cili ishte kundër pushtimit rus dhe për pjesëmarrje më pas në përdorimin e dhunës ndaj tij.

Personi i tretë i shënjestruar është një zëvendësministër për Sigurinë i Republikës së vetëshpallur të Luganskit, Alexandre Bassov, gjithashtu i akuzuar për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut në një territor të pushtuar me forcë nga qeveria ruse.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress