Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 04:28

​SHBA-ja i kërkon BE-së të rishikojë iniciativën ekonomike për vendet e treta

Prishtinë | 14/05/2019 18:59

SHBA-ja po e nxit Bashkimin Evropian të rishikojë përpjekjet e saj për të mbyllur iniciativat në mbrojtje, duke argumentuar se pengesat për kompanitë jo evropiane mund të dëmtojnë ose parandalojnë pjesëmarrjen amerikane.

Në vitin 2017, shtetet anëtare të BE-së krijuan një Strukturë Bashkëpunimi të Përhershme (PESCO) për të tejkaluar fragmentimin e tyre tradicional në çështjet e mbrojtjes. Paralelisht, blloku krijoi Fondin Evropian të Mbrojtjes për të rritur investimet.

Megjithatë, Franca në veçanti është përpjekur shumë për të mbajtur përfshirjen e vendeve të treta në këtë projekt në një nivel minimal, duke argumentuar se Evropa duhet të zhvillojë një strategji autonome.

Letra amerikane që i drejtohet shefes evropiane të Punëve të Jashtme, Federica Mogherini shpreh shqetësimin se blloku nuk po respekton angazhimet e BE-së për të garantuar përfshirjen sa më të plotë të vendeve të NATO-s që nuk janë pjesë e BE-së në iniciativat e mbrojtjes. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress