Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 17.11.2019 10:24

​Shala viziton disa kompani në Gjermani, diskuton për mundësitë e bashkëpunimit​

Prishtinë | 11/09/2019 15:54

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala gjatë vizitës në Gjermani ka vizituar kompani dhe institute të rëndësishme gjermane të cilat merren me teknologji informative dhe inovacion.

Ministri Shala ka folur me drejtuesit e këtyre kompanive për gjetjen e  formave të bashkëpunimit me kompanitë nga Kosova.

Ai ka njoftuar ata për potencialin e të rinjve dhe kapacitetet e tyre për t’u ofruar shërbime në fushën e  teknologjisë kompanive gjermane.

Shala, ka takuar drejtuesit e kompanisë DEKRA, ku i ka ftuar për vizitë në Kosovë.

“Gjatë takimit i ftova drejtuesit e kompanisë DEKRA për një vizitë në vendin tonë, me qëllim të gjetjes së një modeli ku të rinjtë kosovarë fillimisht do të trajnohen dhe pastaj të punojnë në modelin off-shore për këtë kompani”, tha Shala.

Ai ka treguar se gjatë vizitës në kompaninë DEKRA kanë diskutuar për gjetjen e mundësive që studentët, të cilët studiojnë për teknologji dhe industrisë të bëjnë praktikën në qendrat e saj me mundësi punësimi.

“Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të merr përsipër pjesën e përkrahjes së trajnimeve për këta të rinj”, theksoi ministri në detyrë Muzafer Shala.

Ai ka pasur edhe një vizitë në Hasso Plattner Institut (HPI) i cili gjendet në Postdam të Gjermanisë.

Ai gjatë takimit me drejtorin e Institutit HPI, Prof. Dr. Chrisoph Meinel, i ka treguar për planet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për krijimin e 50 mijë IT inxhiniereve dhe krijimin e një qendre regjional në Prizren.

“Në të ardhmen me Institutin HPI do të kemi bashkëpunim ku modelin e Desing Thinking si dhe qasjen ndërmarrëse dhe inovative do ta promovojmë dhe nxisim duke filluar nga klasa e parë e shkollës fillore, e deri te studentet në universitete si dhe te problematikat komplekse në Kosovë. Studentët tanë do ta kenë mundësinë të shkojnë dhe të bëjnë hulumtim 6-mujor në këtë institucion, si dhe do të ketë mundësi për të ndjekur studimet e doktoratës”, tha Shala, duke shtuar se në të ardhmen do ta përdorin platformat “open source” që janë pjesë e HPI.

Shala gjatë vizitës në kompaninë NOZ Elektrotechnik ka parë nga afër punën e kësaj kompanie në integrimin e sistemeve për menaxhimin e objekteve.

“I njoftuam që në Kosovë ka kompani të cilat merren me zhvillim të softuerëve dhe sistemeve për smart houses si dhe kompani që merren me prodhimin e paneleve solar që në të ardhmen mund të jenë partner potencial për NOZ Elektrotechnik”, tha Shala .

Po ashtu, ministri Shala ka vizituar edhe “Dr. Stern GmBH” në Ludwigsburg, kompani e specializuar për rekrutim dhe lizing të stafit, e cila është edhe anëtare e “Federal Employers Assocations of Personal Service Providers – BAP”.

Gjatë bisedës me drejtorin Joachim Goldfub-Schachten, sipas ministrit Shala, ai ka shprehur gatishmërinë për zgjerim të bashkëpunimit në mënyrë që të rinjve t’u mundësohet modeli i saj të shtrihet edhe në Kosovë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress