Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 18.06.2019 09:47

​Shala: NVM-të , shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në vend

Prishtinë | 07/06/2019 12:18

75 përqind e punësimit vjen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. E përfitimet më të mëdha në perspektiven e zhvillimit ekonomik, vijnë pikërisht nga këto ndërmarrje. Kështu u tha në lansimin e raportit “Indeksi i Politikës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe Mesme: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2019”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se zhvillimi i biznesit të vogël dhe të mesëm është kurrizi dhe shtylla kryesore e  zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Shala  u zotua se që nga marrja e detyrës së ministrit është përqendruar të krijoj parakushtet e nevojshme për zhvilluar, promovuar dhe forcuar ndërmarrësitë kosovare.

Shala tha se bazuar në këtë kanë iniciuar një sërë masash që ndikojnë në mënyrë graduale të zhvillimit ndërmarrës.

Riccardo Serri, udhëheqës i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë tha se është i kënaqur  që qëndrojnë prapa këtij projekti. Mes tjerash tha se, Kosova pavarësisht se është duke përparuar në zhvillimin ekonomik, po përballet me probleme të ndryshme.

BE sipas Serrit është duke mbështetur Kosovën dhe gjitha vendet që duan të jenë pjesë e saj. Marzena Kisielewska, udhëheqëse e Divizionit të Evropës Juglindore, tha se reformat në këtë sektor janë zhvilluar me efikasitet.

Lansimin e këtij projekti e ka bërë  Agjencia për Investime dhe Përkrahje e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA). Ky projekt realizohet për herë të pestë në Kosovë. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress