Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 02:59

​Sektori i minierave në gjendje të rëndë për shkak të udhëzimeve administrative

Prishtinë | 19/03/2019 15:20

Sektori minierave dhe mineraleve në Kosovë po përballet me probleme të shumta për të bërit biznes për shkak të disa udhëzimeve administrative që janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet.

Anëtari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Hysni Zogaj tha se problemet më të theksuara në të bërit biznes janë udhëzimet administrative që janë në kundërshtim me ligjin, siç janë taksat e dyfishta, kufizimi i koncesioneve në pesë hektarë dhe në pesë vjet, si dhe taksa tjetër shtesë prej 2 mijë euro në vit.

Zogaj tha se këto barriera e bëjnë të pamundur zhvillimin e këtij sektori, për çka kanë kërkuar edhe nga kryeministri dhe ministrja e Bujqësisë që këto udhëzime administrative që janë në kundërshtim me ligjin të hiqen. Sipas tij, nëse nuk hiqen këto udhëzime, përfaqësues të bizneseve do të revoltohen.


Ai tha se Udhëzimi administrativ numër 10.2010, neni 4 paragrafi 13.7 dhe paragrafi 13.8 kufizojnë kontratat e shfrytëzimit të tokave në 5 vjet dhe 5 hektarë.

Ai foli edhe për taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës, ku tha se OAK e përkrah taksën, ngaqë sektori prodhues ka rritur prodhimin 35 për qind.

Ndërsa, Burim Piraj nga kompania “Meka”, tha se taksa 100 për qind ka ndikuar në rritjen e prodhimit dhe zhvillimit bizneseve rreth 30 për qind.

Piraj tha se edhe vendosja e flamujve pranë produkteve nëpër markete ka ndikuar pozitivisht te bizneset.

Ai tha se si Odë e Afarizmit të Kosovës  janë për respektimin e të drejtave për treg të lirë, në të njëjtën kohë kërkoi që taksa të jetë në fuqi për aspektin politik, jo për atë ekonomik, ndërkohë që ka kërkuar edhe reforma për bizneset.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe Ismet Kalanderi, pronar i kompanisë “Liri”, i cili mbështeti taksën ndaj mallrave serbe./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress