Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:19

​Sejdiu: Buxheti për 2019 ka telashe të jashtëzakonshme

Prishtinë | 06/12/2018 13:22

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu, është shprehur se kjo parti ende nuk ka vendosur nëse do të votojë buxhetin për vitin 2019, pasi sipas tij buxheti si i tillë ka probleme të jashtëzakonshme.

Ai këto komente i bëri gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ku ndër pikat e ditës është edhe ajo për buxhetin për vitin e ardhshëm.

"Paramendojeni nëse në buxhetin e  vitit 2019 do të kishim një ide për një agjencion zhvillimor, i cili do të ndihmonte në ndërtimin e kapaciteteve për përpunuesit e ushqimit në Republikën e Kosovës. Pra, në situatën në të cilën jemi sot ku kemi një taksë 100 përqind për importet nga Serbia krijohet një treg i mirë për përpunuesit e ushqimit në Kosovë që të ndërtojnë fabrikat e reja”, tha ai.

Sejdiu ka komentuar edhe deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg rreth ushtrisë së Kosovës.

"Ushtria nuk do të jetë asnjëherë vendim i lehtë dhe asnjëherë nuk do të kemi prej secilit akter në fushën ndërkombëtare pajtim qind për qind”, tha ai.

Ndryshe, shefi i NATO-s dje paralajmëroi se Kosova do të ketë pasoja serioze nëse formon ushtrinë./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress