Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:12

​Ryanair shkurton deri 700 vende pune

Dublin | 19/09/2019 14:17

Linja ajrore me buxhet të ulët Ryanair planifikon të shkurtojë 500 deri në 700 vende pune, njoftoi të enjten shefi i kompanisë Michael O'Leary, i cili në të njëjtën kohë mund të shtonte deri në 100 milionë euro bonuse falë ‘dritës së gjelbër’ të aksionarëve gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.

Ryanair ka më shumë se 500 pilotë, tha O'Leary, duke përmendur se planifikon të shkurtojë midis 500 dhe 700 pune, përfshirë ato në selinë e kompanisë në Dublin.

Disa punëtorëve u është ofruar pushim 12 mujor pa pagesë, ndërsa të tjerët mund të fillojnë të marrin njoftimin për tepricë javën e ardhshme, shtoi shefi i linjës ajrore irlandez.

Ryanair punëson rreth 17,000 punëtorë në Evropë dhe administrata paralajmëroi në korrik se mund të shkurtojë deri në 900 vende pune.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress