Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 18.01.2019 01:29

​Rukiqi: Taksa 100 përqind vetëdijësoi qytetarët për prodhimet vendore

Prishtinë | 12/01/2019 13:22

​Taksa 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë, buxheti për vitin 2019, investimet e huaja direkte, ligji për investimet strategjike dhe implementimi i MSA-së, ishin disa nga temat kyçe të ekonomisë kosovare në vitin që lamë pas.

Vendimi për taksën ndaj produkteve të Serbisë ka krijuar një situatë të re për ekonominë e vendit. Ana më pozitive e saj, po del të jetë vetëdijësimi i qytetarëve për të mos blerë mallra serbe, derisa janë edhe bizneset janë solidarizuar me vendimin e Qeverisë të Kosovës.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë për KosovaPress, se bizneset kanë vënë interesin e tyre shtetëror para interesave private.

Rukiqi thotë se taksa ka nxjerrë në pah nevojën që ka Kosova në riorientimin e tregtisë drejt vendeve tjera dhe sa më pak nga Serbia.

Ai ka thënë se tashmë bizneset vendore kanë filluar të mobilizohen për të gjetur alternativa tjera për lëndën e parë.

Sa i përket artikujve me origjinë nga vendet tjera, Rukiqi thekson se tashmë shumica e brendeve globale kanë filluar të gjejnë rrugë të tjera për të sjellë produktet e tyre në Kosovë.

Kreu i OEK-ut ka komentuar edhe buxhetin për e këtij viti, ku kritika pati për skemën sociale.

Njëherësh, ai ka folur edhe për marrëveshjet Kosovë-Shqipëri.

Për atë se Kosova ka Ligjin për investime strategjike tash e dy vite, por ende nuk ka investitorë strategjik, Rukiqi thotë se ligji përkatës është bërë gabim, pasi nuk është përcjellë me akte nënligjore të mjaftueshme që e bëjnë ligjin e implementueshëm.

Për MSA-në, i pari i OEK-ut thotë se është më tepër një proces teknik, teksa flet se deri ku ka shkuar implementimi i saj.

"Nuk e shoh problematike (MSA-në) si marrëveshje që të zbatohet, për shkak se një pjesë e mirë e zbatimit të saj lidhet me ligjet që do të miratohen, ndryshimet ligjore që duhet të bëhen, politikat e ndryshme, strategjitë e ndryshme. Por, problemin e shoh çka pas MSA-së. Duhet të ketë një shtytës të reformave në mënyrë që edhe MSA-ja t'i arrijë efektet e veta", potencoi Rukiqi. 

Krejt në fund, i pari i OEK-ut është shprehur se Kosova po ballafaqohet me një raport problematik tregtar me deficit të lartë. Teksa ka ftuar që politikë prioritare për vendin të jetë përkrahja e eksportit./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress