Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 02:07

​Riinvest prezanton programin e Shkencave Kompjuterike-Inxhinieri Softuerike

Prishtinë | 10/09/2019 16:32

Kolegji Riinvest ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentë, ku është prezantuar programi i Shkencave Kompjuterike-Inxhinieri Softuerike me specializimet si Menaxhimi i bazave të të dhënave dhe rrjeteve, Programimi për pajisje mobile dhe Cloud, si dhe Siguria kibernetike.

Me këtë rast, u tha se kolegji Riinvest synim kryesor ka përshtatjen me kërkesat e tregut të punës.

Udhëheqësja e programit Shkenca Kompjuterike-Inxhinieri softuerike, Melinda Pacolli tha se parashihet që deri në vitin 2020 vendet e punës do të rriten për 1.4 milion për Softuer inxhinier. Ajo tha se është një profesion jo vetëm tani që po e merr gjithë tregun e punës, por edhe në të ardhmen pritet zhvillim më i madh.


Ajo ka treguar edhe arsyet se pse studentët duhet të zgjedhin Riinvest për të studiuar, ku ndër arsyet kryesore, sipas saj është reputacioni shumëvjeçar për cilësi të lartë dhe kriter të paluhatshëm. Po ashtu, ajo tha se në Riinvest janë profesorët më të shquar në fushën e TI-së, azhurnim i vazhdueshëm i kurrikulave sipas trendëve inovative, si dhe rrjetëzim dhe bashkëpunim intensiv me bizneset kosovare, rajonale dhe evropiane.

Për programin “Menaxhim i rrjetave dhe bazave të të dhënave” ka folur profesori Blerim Jahiu, i cili paraprakisht tha se arsyeja se pse studentët e zgjedhin Riinvestin për studime është se pas përfundimit të studimeve ata gjithmonë punësohen.

Ai ka thënë se studentët që zgjedhin për studim këtë program nuk kanë nevojë për trajnime shtesë.

Profesori Jahiu ka prezantuar disa nga lëndët që do t’i ndjekin në këtë program, ku ndër to është konfigurimi i rrjetave, menaxhimi i projekteve, programimi në Python, testimi i rrjetave, menaxhimi i rrjetave e të tjera. Ai tha se programi përfundon me dizajnin e rrjetave.

Ndërkaq, për programin “Programimi për pajisjet mobile dhe Cloud” ka folur profesori Astrit Desku, i cili tha se zhvilluesi i aplikacioneve të softuerit është ndër punët më të kërkuara gjatë vitit 2019. Ai theksoi se tregu i punës çdo herë e më shumë ka nevojë për profesionistë të tillë.

Derisa foli për rëndësinë e programimit, ai u shpreh se programimi nuk është një punë monotone pasi gjithherë punohet diçka e re.

Ndër lëndët kryesore të këtij programi janë, inxhinieria softuerike, programimi në ueb, projekti i TI-1 dhe PTI 2, sisteme operative për pajisje mobile, programimi për pajisje mobile, aplikacioni Cloud-Globale, programimi në Blockchain e të tjera.

Një program tjetër që Riinvest ofron është Siguria Kibernetike, ku shpjegime për këtë program ka dhënë profesori Arben Damoni.

Në këtë program disa nga lëndët kryesore janë, programimi në ueb, sistemet e shpërndara, projekti TI-1 dhe TI-2, testimi i softuerit, blockchain, siguria e të dhënave, siguria kibernetike, host, data, application & App and Data Security.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, përvojat e tyre i kanë ndarë edhe studentët që ndjekin studimet në Kolegjin Riinvest, e që vlerësuan se në këtë kolegj bëhet një ndërlidhje me tregun e punës. /KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress