Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:38

​RIINVEST ofron programe të veçanta për master

Prishtinë | 22/10/2019 10:18

Kolegji RIINVEST tashmë një ndër institucionet më të njohura në vend dhe rajon për studime në fushën e ekonomisë në të gjitha nivelet, në atë Master në veçanti, ku për vitin e ri akademik 2019/2020 do të ofrojë program të veçantë në nivelin Master.

Me një përvojë mbi 23 vite hulumtimesh në fushën e zhvillimit ekonomik dhe mbi një dekadë në edukim, hulumtime dhe publikime akademike, nga kolegji RIINVEST në studimet Master kanë diplomuar studentë të dalluar.

Të dhënat e të diplomuarve tregojnë që shumica e studentëve të nivelit Master punësohen gjatë studimeve, punësohen brenda 6 muajve pas diplomimit dhe mbajnë pozita të larta menaxheriale në institucione publike, private, vendore dhe ndërkombëtare.

Me gjithë këtë sukses ndërkohe, programi i studimeve Master rishqyrtohet në vazhdimësi nga Këshilli i studimeve post-diplomike dhe në bazë të zhvillimeve akademike të universiteteve më me renome ndërkombëtare, zhvillimeve ekonomike, kërkesave dhe nevojave bashkëkohore, programi rishqyrtohet dhe ri-dizajnohet për t’i përmbushur këto kërkesa.

Programet që ofrohen për këtë vit janë:

MA: Menaxhment dhe Marketing

MA: Menaxhimi i Sistemeve Financiare Informatike

Duke pas parasysh që shumica dërmuese e studentëve të nivelit Master janë në marrëdhënie pune, të gjitha ligjëratat në këtë nivel do të zhvillohen pas orarit të punës, konkretisht duke filluar nga ora 17:30-20:00.

 Në vitin akademik 2019-20 studimet Master do të ofrohen në formën modulare duke zhvilluar një modul për një kohë të caktuar dhe duke u përcjell me vlerësim për të vazhduar me modulin e radhës.

Për më shumë informata aplikoni në riinvest.net/pranimi/master apo edhe vizitoni faqet në rrjetet sociale.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress