Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:41

​Riinvest: Bizneset të gatshme ta refuzojnë korrupsionin

Prishtinë | 17/08/2019 16:36

Instituti Riinvest po vazhdon aktivitetet lidhur me projektin ‘Kodi anti-korrupsion i bizneseve’, me qëllim refuzimin e korrupsionit në aktivitetet e tyre biznesore.

Drejtuesi i Institutit “Riinvest” për Hulumtime Zhvillimore, Muhamet Mustafa ka shkruar në Gacebook se në bashkëpunim me Oden Ekonomike të Kosovës, AEA, OEGJ, Klubin e Prodhuesve , dhe Rrjetin për përgjegjësi sociale të korporatve, pas studimit të publikuar në maj të këtij viti, po konsultojnë bizneset lidhur me dispozitat që duhet të përmbajë Kodi.

“Në konsulten e djeshme në Ferizaj, bizneset paraqiten një sërë vështirësish me të cilat përballen , si pasoje e praktikave të korruptimit dhe luftës jo efikase ndaj korrupsionit. Ato mbështeten projektin që po realizon RIINVEST me mbështetje të Ambasadës së Norvegjisë dhe të FKSHC”, ka shkruar ai në Facebook./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress