Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 20.06.2019 08:03

​Reçica: Për të ndryshuar stazhin e punës, duhet të ndryshuar ligji

Prishtinë | 12/04/2019 16:37

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme po zhvillon debat për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës, pikë kjo e kërkuar nga deputetja Teuta Haxhiu, mbështetur nga tetë deputetë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha se ministria nuk mund të ndryshojë kriteret.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina tha se debati sot për çështjen e pensioneve është i panevojshëm, meqë ekziston një komision add-hoc për pensionet që financohen nga shteti.

Gjithashtu, deputetja e Partisë Socialdemokrate, Besa Baftiu tha se komisioni është ai që duhet të merret me këtë çështje, pasi ai është i formuar për rregullimin e kodit pensionale.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike, Arban Abrashi tha se mbështesin iniciativat që prekin kategorinë e pensionistëve.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje u deklarua kundër kufizimeve në të drejtat që janë të garantuara me Kushtetutë.

Deputeti Ismajl Kurteshi tha se nuk duhet të ketë kufizime të paligjshme.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti ftoi partitë opozitare që të japin kontributin e tyre në komisionin e formuar për rregullimin e kodit pensional.

Në këtë diskutim, ministri Skënder Reçica tha kanë synuar të krijojnë një kornizë të përgjithshme ligjore dhe të qëndrueshme të sistemit pensional dhe invalidor dhe fusha të tjera nga sigurimi social për të cilat është përgjegjësie MPMS.

Ai tha se me koncept-dokumentin e hartuar nga ministria, sa i përket kritereve për periudhën kontributive punonjësve të viteve ’90-a do t’u njihet stazhi i punës për vitet që kanë qenë të dëbuar me dhunë nga puna, por duke marrë parasysh kriteret që i parasheh ligji se kujt i takon pensioni e kujt jo./KosovaPress/

 

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress