Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 17.09.2019 03:38

​Raketat nga Kujtesa tani në Lipjan!

Prishtinë | 27/02/2019 16:07

Kujtesa, tashmë në qytetet dytësore, sjellë shërbimet më unike dhe produktet më të reja e më atraktive në treg, për shtëpitë tuaja.

Përsëri me risi sa i përket shpejtësisë më të madhe të internetit në Kosovë, e cila me Ofertat e reja të arrinë shpejtësi deri në 1 Gigabit për sekond (1000 Megabit për sekond); kjo për herë të parë në shtëpitë e qytetarëve në Kosovë. Interneti me shpejtësi 1 Gbps, do shoqërohet nga modemi i veçantë i cili e përballon këtë shpejtësi marramendëse të internetit, së bashku edhe me përforcues të internetit; kjo në mënyrë që kudo që jeni në shtëpi të keni shpërndarje sa më kualitative dhe të qëndrueshme të rrjetit.

Raketat, tashmë janë oferta të dedikuara edhe për Qytetet dytësore, duke filluar nga sot me Qytetin e Lipjanit. Në Sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, mund të testoni, analizoni dhe të njoftoheni më shumë mbi Super Produktet e Raketës në Laboratorin e vendosur në Sheshin e Lipjanit!

Të pajisura me teknologjinë e fundit, në këto Laboratore, një qytetar ka mundësi të testoj shpejtësinë e internetit deri në 1 GigaBit për sekond të cilës i bashkohet edhe Wireless Modemi  dhe përforcuesi i WI-FI që përballojnë dhe shpërndajnë këtë shpejtësi marramendëse të internetit; të shikojë kanalet e platformës Kujtesa duke patur mundësi të njoftohet mbi kanalet më të reja dhe më prestigjoze në botë HBO 1,2,3 dhe Cinemaxx 1,2 të cilat janë të mbushura me filma dhe seriale nga më të rejat ku sjellin premierat e filmave dhe serialeve më me fame botërore, me zhandre të lloj llojshme, nga studiot e mëdha si Paramount Pictures, Walt Disney, Columbia Pictures, Warner Bross, etj.

Duke u rritur çdo ditë e më shumë, Kujtesa ka zhvilluar produktin më të ri, aplikacionin KUGO TV, i cili përveq se përmban në vete gjithë platformën e kanaleve televizive të Kujtesa së bashku me Sport, ofron edhe librarinë e pafund të filmave, serialeve, dokumentarëve, Video on Demand (VOD). Përdoruesit e KUGO TV do kenë mundësi të zgjedhin, të shikojnë përmbajtjen e aplikacionit kudo që janë dhe kurdo që duan. Aplikacioni do mund të shkarkohet nga Appstore ose Googleplay. E më e bukura e KUGO TV është se përdoruesit do kenë mundësi të shfaqin në Televizionet e tyre, nëpëmjet ‘casting-ut’ gjithë përmbajtjen që e kanë në aplikacion. Me fjalë tjera me KUGO TV do jeni një klik afër magjisë! Për të përmbushur çdo kërkesë dhe nevojë të klientëve tanë, edhe kësaj rradhe Kujtesa do ofrojë edhe 2 resiverë me mbi 180 kanale televizive së bashku me ligat më ekskluzive te Sportit, të cilat transmetohen vetëm në Kujtesa; Champions League, Europa League, Bundesliga Gjermane, Super Liga Turke, Kupa e Spanjës ‘Copa del Rey’, NBA si dhe Euroliga e Basetbollit. Pjesë e këtyre 10 shërbimeve te reja dhe Ofertave të fundvitit, janë edhe numrat ZMobile, ku secila pako ka nga 4 numra me nga 5 Euro mbushje; mirëpo risi në disa nga këto pako do jetë edhe një numër postpaid i cili ka 5GB Internet, 500 min dhe 500 sms.

Sa raketa janë gati per t’u lansuar? Vizitoni sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, ku ështe i vendosur Laboratori i Kujtesa, me dizajn dhe teknologji unike, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të testojnë produktet së bashku me shpejtësinë marramendëse të internetit 1 Gbps. Gjithashtu në dyqanin e Kujtesa në Lipjan, qytetarët do kenë mundësi të zgjedhin njërën nga 6 Pakot të cilat janë të dizajnuara për nevoja të ndryshme, varësisht nga ajo që klientët dëshirojnë, mirëpo oferta dhe sasia janë të limituara!

Ofertat e Dhjetorit, varësisht prej asaj që klientët zgjedhin, variojnë në çmim nga 11.99 Euro deri në 19.99 Euro. Vlen të përmendet se për 3 Ofertat e 19.99 Euro, Instalimi do realizohet brenda 24 orëve, përkrahja teknike për këta klientë do jetë 24 orë pa ndërprerje si dhe për këto pako, ofrojmë garancion, rikthim të parave brenda 15 ditëve.

Kujtesa njihet si opratori që i përket çmimeve më të volitshme, kualitetit të shërbimeve dhe mbulueshmërisë më të madhe të rrjetit në territorin e Kosovës.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress