Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 02:01

​Qershori afati i fundit për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga dy Qeveritë në Pejë

Tiranë | 20/05/2019 13:29

Në Tiranë është mbajtur takimi i dytë koordinues në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e dy Qeverive të mbajtur në Pejë.

Në këtë takim është bërë e ditur se qershori do të jetë afati i fundit për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Në këtë takim është diskutuar për marrëveshjet e arritura në muajin nëntor në Pejë, siç është marrëveshja për hapjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar mes dy shteteve.

Koordinatori kombëtar dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, tha se janë ftuar dy delegacionet përkatëse për të dhënë kontributin përmes diskutimit dhe analizuar rezultatet e arritura deri me tani si dhe sfidat e implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

AI ka thënë se koordinimi i aktiviteteve nga dy palët dhe qasja e mirëfillte do të garantoj implementimin e marrëveshjeve mes dy vendeve tona.


Limaj tha se nga ministritë e të dyja shteteve do të tregohet për sfidat që i kanë, që më pastaj të raportojnë tek kryeministrat, ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, për të eliminuar ato pengesa.

Ai tha se niveli i komunikimit dhe mbikëqyrjes së realizimit të marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri ka kaluar në një fazë tjetër, ku ai tha se si grup e kanë përgjegjësi që ashtu siç është marrë zotimi që ajo që nënshkruhet duhet të implementohet në tërësi.


Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, tha se që nga mbledhja e parë e përbashkët e dy Qeverive ku është nënshkruar dokumenti bazë i partneritetit strategjik mes dy shteteve kanë kaluar nga plotësimi i kuadrit ligjor, në përafrimin e legjislacionit në mes dy shteteve dhe në implementimin e marrëveshjeve të arritura.

Sa i përket marrëveshjes për hapjen e pikave t përbashkëta të kalimit kufitar, ai tha se është një çështje komplekse por që sipas tij, nëse punohet mund të arrihet./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress