Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.07.2019 08:13

​Që prej 2013, Shqipëria njohu rritjen më të lartë ekonomike në 10 vjetët e fundit

Tiranë | 16/05/2019 13:23

Deputetja e Partisë Socialistë për qarkun e Elbasanit, Evis Kushi në fjalën e mbajtur sot në Kuvend tha se përmirësimi i situatës ekonomike në vend ka mundësuar që Shqipëria të ketë rritjen më të madhe në 10 vitet e fundit.

“Të dhënat e siguruara nga INSTAT flasin për një situatë ekonomike që ka ardhur në përmirësim nga viti në vit, që prej 2013. Unë do t’i referohesha veçanërisht dy statistikave: rritja ekonomike dhe papunësia. Rritja ekonomike ka kapur 4% ndërkohë që ne e gjetëm në një nivel 1% në vitin 2013. Pra, është rritja më e madhe e 10 viteve të fundit. Për sa i takon papunësisë, kjo e fundit ka arritur në nivelin 12,3% që gjithashtu në 30 vitet e fundit është shifra më e ulët madje edhe po ti referohemi papunësisë tek të rinjtë, ka arritur nivelin 19,3% çka përbën një diferencë të krahasueshme edhe më vendet e rajonit, për shembull nëse i referohemi Malit të Zi apo Serbisë që kanë një shifër prej 31% papunësi rinore. Po ti referohemi edhe ulje së borxhit, edhe referues të tjerë, të gjithë janë tregues statistikorë që flasin për një situatë optimiste në Shqipëri”, tha ajo./Atsh/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress