Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 20.06.2019 04:07

​PSD kërkon urgjentisht rritjen e pagës minimale

Prishtinë | 15/04/2019 16:26

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, në një konferencë për medie, ka folur rreth nevojës urgjente të ngritjes së pagës minimale në vend, gjë e cila nuk ka ndodhur prej vitit 2011, ndërkohë që në sektorin publik gjatë kësaj periudhe ka pasur tri herë ngritje pagash.

Ai tha se PSD-ja si parti kanë kërkuar interpelancë në Kuvend lidhur me çështjen e pagës minimale në vend, por kjo nuk ka ndodhur ende.

Sipas tij, institucionet e kanë harruar këtë çështje dhe vështirësinë ekzistenciale, në të cilën përballen çdo ditë qytetarët. 

Deputeti i PSD-së përmendi edhe rastet të cilët kjo parti i ka vizituar nëpër sektorë të ndryshëm në Kosovë.

Ai pret që në seancën e së hënës apo gjatë kësaj jave të votohet rezoluta me të cilën i kërkohet përgjegjësi ekzekutivit për pagën minimale.

Paga minimale në Kosovë, ndonëse sipas Ligjit të punës, që nga viti 2011 vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35-vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35-vjeç.

Këshilli Ekonomik-Social, i cili përfshinë përfaqësuesit e punëtorëve, bizneseve dhe institucionet e vendit, qysh në vitin 2017 kishte propozuar që paga minimale të rritet, por që propozimet e dhëna deri më tani nuk kanë hyrë në fuqi./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress