Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 02:17

​Prishet transformatori, një pjesë e qytetarëve të Prishtinës mbeten në terr

Prishtinë | 14/05/2019 20:23

Sot pasdite, si pasojë e prishjes në fushën transformatorike 110/10kV në anën 10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, nga ora 18:35 një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion kanë mbetur pa energji elektrike, njofton KOSTT.

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT kanë dalë menjëherë në terren ku po punohet  për eliminimin e defektit, në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejt furnizimi me energji elektrike.

KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike si pasojë e kësaj prishje.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress