Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.10.2019 11:35

​​Prezantohet kompania që do të bëjë shitjen e produkteve stomatologjike të kompanisë GC

Prishtinë | 12/07/2019 20:38

Profesor nga Kroacia dhe drejtori i kompanisë GC për Evropë, kanë marrë pjesë në një prezantim të mbajtur sot në Prishtinë, për stomatologët e Kosovës. Kjo u bë pasi në Prishtinë u hap zyra e kompanisë “Maico”, e cila do të mirret me reklamimin dhe shtijën e implanteve të kompanisë japoneze GC.

Drejtori i kompanisë “Maico” në Prishtinë, Besir Shaqiri bëri të ditur që zyra e hapur në Prishtinë do të mbulojë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Ai tha se synojnë që të rrisin resurset humane në këtë zyrë.

“Puna që bëjmë është promocioni dhe reklamimi i produkteve të GC-së, sepse kompania ‘Maico’ është përfaqësuese ekskluzive për kompaninë japoneze GC për gjithë zonën e Adriatkut dhe Ballkanin. Ne do të operojmë në punën e reklamës, punën e marketingut në kuptim të shtijës së implanteve, si produkt stomatologjik”, tha ai.

Zyra e “Maico”-s në Prishtinë është investim i huaj, dhe ardhja e kirurgëve oral në prezantimi ne sotëm tregon përkrahjen e tyre, theksoi tutje Shaqiri.

 “Rezultatet më të mira do të jenë të popullata, sepse implantet e GC-së janë implante premium dhe janë të pakonkurent në tregun e implanteve”, tha ai.

Ai tha se kompania japoneze dhe kroate i kanë ofruar përkrahje të madhe për të hapur zyrën në Prishtinë.

Prezantimi i sotëm i firmës “Maico” ishte i pari në Prishtinë. Aty foli edhe Roger Farhadian, drejtor i GC-së për Evropë.

Kompania Maico është përfaqësuese ekskluzive për kompaninë japoneze GC për gjithë zonën e Adriatkut dhe Ballkanin, në prezantimin dhe shitjen e implanteve, raporton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress