Në të njëjtën kohë, ajo u zotua të parandalojë që veprimi i punëtorëve të paralizojë vendin në kulmin e sezonit turistik.
Qeveria në Lisbonë të premten shpalli krizën energjetike përpara grevës së paralajmëruar, e cila i lejoi asaj të sigurojë furnizimin e plotë me karburant të porteve, spitaleve, aeroporteve dhe përdoruesve të tjerë me përparësi, transmeton KosovaPress.
Kufizimi i shitjes së karburantit për publikun vlen në një maksimum prej 15 litrash në pompa të përcaktuara posaçërisht të mbuluara nga një skemë qeveritare dhe në 25 litra në të gjitha stacionet e tjera të benzinës, raporton Reuters, duke shtuar se disa nga pompat kanë mbaruar karburantin këtë mëngjes.
Kjo është hera e dytë këtë vit që drejtuesit e cisternave të karburantit hyjnë në grevë pas kolapsit të negociatave të tyre me punëdhënësit për kushte më të mira të punës dhe rritje të pagave.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019