Nikolin Jaka në një intervistë për KosovaPress, thotë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi në sinkron me procesin e Berlinit, i cili si agjendë është integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor brenda ekonomisë së vet, në mënyrë që të përformojë siç duhet në ekonominë evropiane.
Ai shtoi se janë në pritje të formimit të Qeverisë së re të Kosovës, në mënyrë që t’ua dorëzojnë qeverive, në të dy anët e kufirit, agjendën e cila paraqet kushtet konkrete që përfshijnë heqjen e barrierave.
Plani është i hartuar nga forumi kombëtar ekonomik që përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, dhe përmban 20 pika për heqjen e pengesave në mes tre shteteve.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë thotë se duhet parë vullnetin e politikanëve, se a duan të heqin kufijtë ekonomik në mes Shqipërisë dhe Kosovës, apo vetëm mbajnë mbledhje të panumërta./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019