Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 05:52

​Petrol Company kthen buzëqeshjen e 8 familjeve skamnore duke ndërtuar 8 shtëpi

Prishtinë | 11/02/2019 15:38

“Nga një cent për çdo litër, gëzojmë 8-të familje”, ky është slogani i kampanjës humanitare nga Petrol Company që ka vendosur t’iu del ndihmë 8-të familjeve në nevojë me qëllim të ndërtimit të tetë shtëpive për këto familje.

Për çdo litër të blerë në Petrol Company do të ndahet nga një cent, kështu do t’u sigurohet  tetë familjeve skamnore të kenë kulm mbi kokë. Pjesë e kësaj kampanje janë edhe klientët besnikë të Petrol Company, ku me furnizimin e tyre në Petrol Company do të bëhet e mundur realizimi i kësaj kampanje humanitare.

Kampanjës mund t’i bashkohen të gjithë ata që dëshirojnë të japin kontributin e tyre për ndërtimin e tetë shtëpive dhe se kjo mund të bëhet vetëm duke u furnizuar në Petrol Company. Shpërndarja e çelësave për shtëpitë e ndërtuara nga mjetet e grumbulluara do të bëhet në mënyrë transparente, në përcjelljen e mediave!

Furnizohuni në Petrol Company dhe bëhuni pjesë e kësaj kampanje duke i bërë të buzëqeshin familjet në nevojë! Kjo kampanjë humanitare mbështetet edhe nga Telegrafi dhe mobilieria Iliria!


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress