Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 24.09.2018 08:17

​Përmes panairit të rinjtë ferizajas promovojnë bizneset e tyre

Prishtinë | 14/04/2018 14:10

Qendra Rinore në Ferizaj në kuadër të projektit “Të rinjtë aktiv dhe të fuqishëm”, sot ka organizuar panairin e produkteve rinore, ku të rinjtë e grupmoshës 15 deri në 35 vjeç kanë ekspozuar produktet e tyre para qytetarëve.

Në këtë panair kanë mundur të prezantohen të gjitha ata që janë prodhues apo përpunues të çfarëdo produkti, si artizanal, bujqësor, ushqimor, tradicional, apo nga cila do lëmi tjetër, ku përveç promovimit ata kanë pasur mundësi edhe t'i shesin produktet e tyre.

Organizatorja e këtij panairi nga Drejtoria për Kulturë dhe Rini në Komunën e Ferizajt, Dashurije Ahmeti, tha se ky panair po bëhet me qëllimin që të rinjtë kreativ dhe ofrues të produkteve të ndryshme të promovojnë punën e tyre në sferën e biznesit dhe ndërmarrësisë, duke krijuar mundësinë për vetëpunësim.

Në këtë panair nxënësit nga Qendra e Kompetencës në drejtimin e asistencë e sigurisë ushqimore dhe dietave kishin prezantuar ushqime të ndryshme të cilat ishin përgatitur në kuzhinën e Qendrës.

Nxënësja Fatbardha Zuka, tha se ky panair po iu ndihmon që të promovojnë punën e tyre, por edhe në shpërndarje të informatave se çfarë ushqime janë të shëndetshme.

Ndërsa, dizajneri Emir Maliqi, në panair po promovonte veshjet që i kishte modeluar dhe qepur vetë, por që ai u shpreh se nuk ka ndonjë interesim shumë të madh për të blerë produktet që ai i ofronte.

Aksesorët punim dore në panair po i promovonte edhe Donjeta Islami nga Dona Fashion Style, që për të panairi ishte shumë i mirëseardhur për t’i bërë reklamë punës së saj.

Në anën tjetër në këta panair është prezantuar edhe Qendra në Ferizaj e Down Sindome, ku Sihana Sopa, tregojë se po promovojnë kartolinat që personat me down kanë punuar.

Ky panair është mbështetur nga GIZ - YES Programi “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional"./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress