Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 12:08

​“Përkrah rrëfimin e Ardhshëm të Suksesit në Kosovë”

Prishtinë | 15/05/2019 14:44

Me qëllim të ngritjes së fondeve për bursat e studentëve kosovar, dhe jo vetëm, Universiteti Amerikan në Kosovë - RIT/AUK ka organizuar mbrëmë gala mbrëmjen “Përkrah Rrëfimin e Ardhshëm të Suksesit në Kosovë”. Të pranishëm ishin përfaqësues institucional nga Kosova, RIT Kosovo, ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, e shumë pjesëmarrës tjerë.

Barlet Gojani, menaxher për zhvillim në RIT Kosova, për KosovaPress thotë se kjo mbrëmje ka filluar të organizohet për herë të parë në vitin 2017.

E, vetëm gjatë vitit të kaluar ai thotë se kanë dhënë më shumë se 700 mijë euro bursa.

Në emër të bordit të  RIT Kosova, Ronald Cami duke iu bërë thirrje donatorëve dhe institucioneve për përkrahje, thotë se një shumë e tillë është e pa përballueshme për studentët, pa pasur përkrahjen e bursave.

Ndërkaq, Kamal Shahrabi, president i RIT Kosova thotë  se është kënaqësi të përkrah storiet e suksesit të studentëve të Kosovës. I njëjti thotë se shumica e të diplomuarve nga RIT Kosova janë fuqi punëtore.

Ai thotë se ngritja e fondeve, do t’iu  ndihmoj atyre që të ofrojnë më shumë bursa, e të njëjtit të përfundojnë si storie suksesi.

Në këtë gala mbrëmje i pranishëm ishte edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Maqedoninë Veriore, Kreshnik Bekteshi, si i diplomuar në këtë universitet.

Për shkak të gjendjes në Maqedoni, ai thotë se në atë kohë dëshironte të studionte në gjuhën e tij, dhe për këtë arsye kishte zgjedhur AUK-un.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë donatorëve dhe institucioneve që të ndihmojnë në fondet për bursa të studentëve.

Rrëfimin e suksesit në këtë gala mbrëmje e ka ndarë edhe Elda Brada nga Peja.

Gjatë vitit të parë ajo thotë se kishte filluar punën si koordinatore e të rinjve, e pastaj si asistente në RIT Kosova. Megjithatë, thotë se pa ndihmën e donatorëve, ëndrra e saj do të mbetej vetëm si e tillë. Si të rinj tha se është shumë e vështirë që të gjejnë mundësitë për një arsimim më të mirë.

I pranishëm në këtë gala mbrëmje ishte edhe vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. I cili tha se RIT/AUK është dëshmi e miqësisë së fortë që ka Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas tij, investimi në të rinj është i duhur dhe i domosdoshëm. /Sh.Pajaziti

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress