Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 02:00

​Për progresin dhe sfidat në bujqësi u raportua në Bruksel

Prishtinë | 17/05/2019 14:07

Delegacioni nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm, Kapllan Halimi ka qëndruar në Bruksel për dy ditë në kuadër të takimit të tretë të nën-komitetit për “Bujqësi, Zhvillim Rural, Peshkatari dhe Siguri Ushqimore”, i cili u realizua ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Siç njofton MBPZhR përmes një komunikate për media, qëllimi i këtij takimi ishte vlerësimi i zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit – SAA, e cila ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2016, si dhe realizimi i rekomandimeve të Raportit të Komisionit Evropian për nën-komitetin.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ishte pjesë aktive raportuese e këtij Nën-komiteti, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe Ministra e Integrimit Evropian.  

Gjatë takimit, përfaqësuesit e MBPZHR-së raportuan progresin e arritur gjatë vitit 2018 për zhvillimin e sektorit bujqësor, si dhe sfidat e së ardhmes, duke u përqendruar veçanërisht në masat e ndërmarra për përmirësimin e situatës së tregtimit të produkteve bujqësore, fermat organike, standardet e tregut, politikat e cilësisë dhe legjislacioni, peshkimi dhe nënproduktet e tij, etj. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress