Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 04:24

​PBB polake shënon rënie

Prishtinë | 14/11/2019 19:26

Ekonomia polake u rrit 3,9% në tremujorin e tretë, duke rënë nën nivelin e 4% për herë të parë në më pak se tre vjet, deklaroi zyra e statistikave GUS.

“Të dhënat konfirmuan një ngadalësim në ekonominë polake që ishte i lidhur me përkeqësimin e besueshmërisë ekonomike jashtë vendit”, theksuan ekonomistët e bankës PKO BP.

“Konsumi privat mbeti nxitësi kryesor i rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa investimet u ngadalësuan”, deklaruan ekonomistët e bankës ING.

“Ritmi i rritjes ekonomike në një nga vendet me zhvillim më të shpejtë të Europës, ka të ngjarë të ngadalësohet nga ritmi mesatar prej rreth 4% në vitet e fundit, por ky ngadalësim nuk do të jetë dramatik”, deklaroi ekonomisti i bankës Santander Polska, Marcin Luzinski.

Sipas Luzinski-t, të ardhurat buxhetore për vitin e ardhshëm nuk duken të rrezikuara. “Projektligji i buxhetit të vitit 2020 u bazua në parashikime ekonomike mjaft konservatore”, shtoi ai./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress