Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 01:59

​Pasojat e luftës tregtare, OECD shkurton parashikimet për rritjen e ekonomisë globale

Gjenevë | 20/05/2019 17:09

Tensionet tregtare mes SHBA dhe Kinës kanë bllokuar rimëkëmbjen globale, dhe kërcënojnë investimet dhe rritjen ekonomike, paralajmëroi sot sekretari i përgjithshëm i OECD, Angel Gurria.

"Ne ishim në mes të rikuperimit kur filluan këto vendime për tregtinë. Ato jo vetëm që shtypën rimëkëmbjen, por prodhuan në thelb ngadalësim, dhe aftësia për të bërë një dëm më të madh ende ekziston", ka thënë Gurria për CNBC.

Ai thotë se tensionet tregtare ndikuan negativisht në rritjen dhe investimet, dhe se OECD, për shkak të këtyre tensioneve, zvogëloi parashikimin e saj për rritjen globale për pothuajse 1 për qind në 12 muajt e fundit.

Një vit më parë, OECD parashikoi rritje në ekonominë globale prej 3.9 për qind në 2019, dhe tani parashikon rritje prej 3.1 për qind, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress