Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 11:59

​Pas falimentimit të Adria, në Brnik mbërrijnë Brussels Airlines, WizzAir

Lubjanë | 02/10/2019 12:54

Pasi që Adria Airways njoftoi falimentimin më 30 shtator, Brussels Airlines u shfaq si transportuesi i ri ajror që fluturon midis Lubjanës dhe Brukseli, dhe sipas spekulimeve të mediave, do të kthehet edhe linja ajrore hungareze me kosto të ulët - WizzAir.

Mediat sllovene gjithashtu raportojnë se qeveria në Lubjanë është në bisedime me Lufthansa, si dhe Fraport, operatorin e Aeroportit të Lubjanës “Joze Puçnik”, për transferimin e disa rrugëve të Adria Airways në një grup të linjave ajrore nën udhëheqjen e gjigantit gjerman.

Filialet e pronësisë tërësisht të Lufthansa-s përfshijnë Austrian Airlines, Air Dolomites, Brusssels Airlines, Eurowings dhe Swiss International Lines Air Swiss, asnjëra prej të cilave nuk ka operime në kryeqytetin slloven.

Kryeministri slloven Marjan Sarec tha se krijimi eventual i një linje të re ajrore shtetërore të vendit do të ishte shumë e rrezikshme duke pasur parasysh përvojën e kaluar.

Rrugët më të ngarkuara të Adria Airways ishin Brukseli, Frankfurti, Munihu, Vjena dhe Cyrihu, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress