Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 21.06.2019 02:17

​Panairi i Edukimit, do të ketë edhe psikologë të cilët do të motivojnë të rinjtë se ku të orientohen

Prishtinë | 15/04/2019 11:53

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes së nxënësve dhe studentëve rreth informimit, përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional, e po ashtu të mundësisë së përfitimit të fondeve për bursa dhe gjetjes së punës praktike, me 16 dhe 17 prill do të mbahet panairi i Edukimit. Panair ky i cili po mbahet për të 13-tën herë në Kosovë.

Në këtë panair nxënësit dhe studentët do të takohen dhe bisedojnë me personat përgjegjës të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse, ku do të marrin informacione të detajuara për mundësitë e studimeve.

Menaxherja e këtij panairi, Albona Demaku për KosovaPress thotë se panairi i Edukimit është ngjarja më e rëndësishme në vend për promovimin e programeve dhe shërbimeve të çdo institucioni arsimor. 

Sipas Demakut, këtë vit, do të jenë të përfshira edhe shkollat e mesme, profesionale në nivel të Kosovës.

Demaku po ashtu thotë se në panairin e këtij viti, do të ketë edhe institucione jashtë Kosovës. Si nga Greqia, Sllovenia, Letonia, Shqipëria dhe Gjermania.

Ajo tregon se personat të cilët kanë marrë pjesë në panairet e viteve paraprake, kanë qenë edhe përfitues të shumë bursave.

Menaxherja e këtij panairi, Albona Demaku, thotë se gjatë këtyre dy ditëve do të ketë edhe psikologë pjesëmarrës, të cilët do të motivojnë të rinjtë se ku të orientohen pas përfundimit të shkollës fillore apo të mesme.

Ajo ka ftuar të gjithë nxënësit dhe studentët, që të jenë pjesë e këtij panairi për të parë se çfarë mundësish kanë./ Sh.Pajaziti

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress