Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.09.2018 11:32

​Pacolli fton bizneset sllovene për investime në Kosovë

Prishtinë | 13/03/2018 13:19

Sllovenia është një partner strategjik i Kosovës në forcimin e partneritetit ekonomik dhe do të ndihmojë në përshpejtim të proceseve integruese dhe përmirësimin e imazhit të ndërmarrësisë vendore.

Kështu u tha në Forumin Ekonomik Kosovë-Slloveni, ku i pranishëm ishte ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë Karl Erjavec në Prishtinë dhe rreth 40 biznesmenë sllovenë të sektorëve të ndryshëm.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se politika ka kuptim ka vetëm nëse ka ndërlidhje me një ekonomi të shëndoshë.

Ai ka shtuar se Sllovenia është miku i Kosovës dhe kjo e bënë Kosovën me të fortë. Sipas Pacollit Kosova ka një disbalancë marramendëse tregtare, por nuk duhet të tregohemi xhelozë.

Ai ka inkurajuar kompanitë sllovene të investojnë në Kosovë, pasi sipas tij vendi ynë ka një treg të përshtatshëm për investime. 

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Karl Erjavec, shprehu bindjen se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve janë një bazament i duhur për zhvillim ekonomik. Ai tha se Sllovenia mbetet mbështetëse e madhe e rrugëtimit evropian të Kosovës dhe një partner i rëndësishëm.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka thënë se nga një forum i tillë po forcohet ardhmëria e Kosovës zhvillimore.

Ai theksoi se në aspektin ekonomik me sukses Sllovenia ka kaluar procesin e tranzicionit dhe është pjesë e familjes së BE dhe ka arritur të ketë eksport 30 miliardë euro në BE.

Mirëpo, sipas tij, raportet tregtare në mes Sllovenisë dhe Kosovës janë 60 me 2 milionë euro në favor të Sllovenisë, por pret që nga forumet e tilla përmirësohet kjo gjendje.

Ndërsa, Ante Millovoj nga Oda Ekonomike e Sllovenisë ka vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve, duke thënë se bizneset sllovene janë të interesuara për investime në Kosovë.

Në fund nga autoritetet e të dyja vendeve është nënshkruar edhe Sesioni i Parë i Komisionit të Përbashkët Ekonomik Kosovë – Slloveni, në prani të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe homologut të tij slloven, Karl Erjavec./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress