Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:23

​​Osmani: Kategoria e veteranëve të hiqet nga ligji i buxhetit

Prishtinë | 06/12/2018 16:19

Debati për projektbuxhetin e vitit 2019, ka vazhduar me debatin e deputetëve. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani pati një propozim sa i përketë buxhetit.

“Këtë kategori ta nxjerrin prej ligjit, ta nxjerrin prej ligjit të buxhetit dhe kategoria e veteranëve të mos figurojë më në ligjin e buxhetit dhe shteti më mos të merret me këtë çështje. Kjo nuk do të thotë që ata t’i lëmë askund por kam një propozim që të formohet një fond, jashtë buxhetor që Qeveria do të ndaj mjete në disa etapa që për atë fond ku bëhen të gjithë veteranët aksionar të menaxhohet me një ligj dhe të rregullohet kjo çështje ashtu siç dëshirojnë ata apo ashtu siç e përcakton ligji, të mos them të menaxhohet siç menaxhohet Trusti pensional“, ka thënë ai.

Ai shtoi se derisa nuk rregullohet kjo çështje do të vazhdojnë të bëjnë politika partiake./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress