Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 08:34

​Osmani iu premton prodhuesve vendor subvencione dhe largim të akcizës në naftë

Prishtinë | 08/09/2019 14:32

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani iu ka premtuar gjithë prodhuesve vendor se me marrjen e detyrës së parës së ekzekutivit do të ndërmarrë një mori masash për t’i larguar të gjitha pengesat që kanë aktualisht prodhuesit vendor që merren me bujqësi.

Sipas Osmanit e rëndësishme është që të rritet subvencionet në bujqësi, të hiqet akciza në naftë dhe të merret disa masa tjera ligjore për t’iu lehtësuar punën këtyre bizneseve.

Këto premtime, pretendentja për kryeministre i bëri gjatë vizitës së sotme në kompaninë e qumështit, “EuroLona” në Fushë Kosovë.

Osmani para mediave tha se njëra prej temave të para që do të angazhohet është siguria në ushqim, teksa bëri thirrje që të konsumohet më shumë produktet vendore.

Ndërkaq, pronari i kompanisë së qumështit “Eurolona”, Milazim Berisha u shpreh falënderues për këtë vizitë, teksa kërkoi subvencionime më të mëdha nga shteti dhe largim të barrierave që i kanë për të pasur qasje më të lehtë në treg.

 

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress