Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 12:50

​Oda Amerikane kërkon që paga minimale të marrë për bazë aftësinë konkurruese të sektorit privat

Prishtinë | 14/05/2019 10:19

Në vijim të thirrjeve të fundit të grupeve politike për rritje të pagës minimale, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përmes në komunikate për media përsërit qëndrimin e saj se paga minimale duhet të jetë reflektim i parametrave ekonomikë në vend dhe nuk duhet ndryshuar pa marrë për bazë aftësinë konkurruese të sektorit privat.

Oda Amerikane beson se fuqia e lirë punëtore është një ndër faktorët kryesorë që ndikon jo vetëm në konkurrueshmërinë e bizneseve, por edhe në përpjekjet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja direkte.

Po ashtu, rritja e pagës minimale mund të përkeqësojë edhe më shumë papunësinë në mesin e të rinjve si dhe punëtorëve me shkathtësi më të ulëta, që zakonisht bëjnë pjesë në grupin e përfituesve të pagës minimale, ndërsa sipas Anketës së Fuqisë Punëtore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kosova ka një normë të lartë të papunësisë në mesin e të rinjve me mbi 55%.

Për këtë arsye, Oda Amerikane u bënë thirrje Kuvendit dhe Qeverisë që të shmangin vendimet që mund të nxisin përkeqësimin e indikatorëve të tillë me çdo kusht, pavarësisht përfitimeve afatshkurtra. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress