Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 16.07.2019 07:20

​OAK përkrahë biznesin Lina-Ks SH.P.K në zgjidhjen e problemit me KPMM

Prishtinë | 12/04/2019 12:35

Me qëllim të diskutimit rreth zgjidhjes së problemit dhe përkrahjes së biznesit Lina-Ks SH.P.K., Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) zhvilloi takim me Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Qendresa Ibrahimi, Koordinatore e OAK, falënderoi Bordin e KPMM-së për pritjen dhe pati si kërkesë të sqarojnë dhe diskutojnë më detajtisht lidhur me rastin, dhe të japin ndonjë alternativë për zgjidhjen e problemit të biznesit Lina-Ks SH.P.K pasiqë biznesi në fjalë i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për liçencim, në mënyrë që kompania të startoj me punë. 

Sokol Godeni, përfaqësues i Lina-Ks SH.P.K, shpjegoi para bordit drejtues të KPMM për problemin, shpenzimet dhe peripetitë e mëdha rreth procedurave për liçencim. Godeni deklaroi se kompania të cilën e përfaqëson i ka kryer të gjitha obligimet shtetëtore andaj kërkoi një zgjidhje për të.  

KPMM i kishte kthyer një përgjigje më herët, me të cilën e kishte njoftuar se edhe përkundër kërkesave që të plotësoj të gjitha kushtet, me ligj është e ndaluar që të shes prodhimin.

Kryetari i Bordit të KPMM, Musa Shabani, tha se kanë trajtuar me kujdes lëndën në fjalë dhe se kanë parë se lënda ka qenë e kompletuar 90%  andaj kishte edhe disa detaje të tjera të plotësohen.

Në fund, kryetari Shabani këshilloi përfaqësuesin e Lina-Ks SH.P.K me disa udhëzime të tjera për plotësim dokumentacioni për të zgjidhur rastin.

OAK është duke punuar vazhdimisht me qëllim të ndryshimit të klimës së të bërit biznes në Kosovë.   

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress