Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.10.2018 02:30

​OAK: Mbledhja e TVSH-së brenda vendit -përparësi për bizneset

Prishtinë | 10/08/2018 11:36

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës janë takuar me zëvendësministrin e Financave Hyzer Gashi me të cilin kanë diskutuar për sfidat e të bërit biznes dhe krijimin e lehtësirave për bizneset.

Anëtari i bordit  të OAK Hysni Zogaj e njoftoi zëvendësministrin me sfidat në të cilat po kalojnë bizneset, duke theksuar që në Kosovë ka filluar të ndryshojë klima e të bërit biznes.

“Mirëpo ende kemi raste kur bizneset janë ata të cilët e pësojnë më së shumëti, si pasojë e ligjeve të pa përshtatshme dhe mos përkrahjes institucionale”, thuhet në komunuikatë.

Zëvendësministri tha se  Qeveria e Kosovës është duke punuar vazhdimisht në të mirë të biznesit.

Sipas tij lehtësirë për bizneset do të jetë edhe mbledhja e TVSH-së brenda vendit, ku do t’i krijojë hapësirë biznesit që mjetet t’i kenë në qarkullim për një kohë më të gjatë 30 + 20 ditë.

Gashi theksoi tri çështje kryesore që do të ndikojnë tek bizneset: Çështja e likuiditetit; Zvogëlohet aspekti i kthimit të TVSH-së, në këtë rast eliminohet rimbursimi; Krijon hapësirë tek biznesi që të deponojnë produktin në një depo dhe në afat prej 30 ditë të gjej blerësin.
Zogaj e vlerësoi si një reformë shumë të  mirë për biznesin e cila do të ndikojë në  zhvillimin ekonomik të vendit. 

Ai gjithashtu propozoi që të aplikohen edhe ndëshkimet në rast të mos respektimit të kohës së deklarimeve.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për fushën e bujqësisë, ku 3 përqind i fermerit po paraqet një sfidë të madhe për këtë sektor, andaj nga OAK u propozua që tatimi në bujqësi të jetë zero, për faktin se bujqit marrin subvencione nga ana e shtetit. 

Gjithashtu, duhet të krijohen lehtësira për këtë sektor pasi që në Kosovë, bujqësia është një sferë e rëndësishme e zhvillimit të vendit.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress