Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:37

​OAK jep rekomandimet për Qeverinë e ardhshme në fushën e biznesit

Prishtinë | 12/09/2019 13:31

Derisa Kosova është në prag të zgjedhjeve parlamentare, Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK) sot ka adresar disa barriera në të bërit biznes në vend dhe ka kërkuar nga të gjitha partitë politike dhe qeveria e ardhshme që prioritet parësor ta kenë zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryetari i bordit të OAK, Skënder Krasniqi në një konferencë për media tha se Oda e Afarizmit të Kosovës, ka vendosur t’ju dërgoj disa rekomandime të gjitha partive politike, kërkesa këto të dala nga bizneset në terren.

Kërkesë, sipas tij, mbetet, largimi i Kosovës nga CEFTA, si UNMIK, dhe të mbrohen edhe prodhimet e vendit në mënyrë më efikase.

Krasniqi shtoi se duke u larguar nga CEFTA si UNMIK, për arsye që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duke aplikuar si Republikë e Kosovës është një mundësi që të gjitha produktet kosovare të mbrohen ashtu siç i kanë mbrojtur dhe i mbrojnë të gjitha shtetet anëtare në CEFTA-s.

“Këto janë disa propozime për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, në një është që Kosova përfundimisht të largohet nga CEFTA si UNIMK dhe të aplikon si Republikë e Kosovës, sepse Kosova marrëveshjen e CEFTA-s e ka nënshkruar në kohën kur nuk ka qenë Republikë gjatë kohës së UNMIK-ut në vitin 2006 dhe në atë kohë fatkeqësisht është nënshkruar pa e mbrojtur asnjë produkt vendor. Si pasojë e saj, sot kemi një gjendje jo të mirë të prodhimit vendor”, deklaroi Krasniqi. 


Kreu i OAK tha se kërkesë tjetër është që Ligji për Tregti të brendshme të jetë funksional sipas standardeve evropiane në krijimin e një tregu të mirëfilltë.

OAK ka kërkuar po ashtu të ndryshohet Ligji i Punës, përmes të cilit do të mundësohej që bizneset të mos marrin barrën e pagesës së pushimit të lehonisë, meqë sipas kësaj ode në të gjitha vendet e Evropës  përgjegjësinë e kësaj pagese e merr shteti e jo bizneset.

Sipas Skënder Krasniqi si rezultat i ligjit aktual për lehona, Kosova ka shkallën më të lartë të papunësisë tek femrat.

Krasniqi duke folur për mangësitë e Ligjit për investime strategjike, tha se si pasojë e këtij Ligji nuk ka investitorë të huaj në Kosovë.

“Të krijohen ofertat për biznese. Ne kemi një ofertë me anë të ligjit për investime strategjike, por fatkeqësisht kjo ofertë ose ky ligj nuk është duke u aplikuar dhe për pasojë asnjë investitorë të huaj nuk e kemi, ndërkohë që nuk ka oferta në qoftë se një biznes i punëson një, dhjetë apo njëqind, por oferta më anë të ligjit për investime strategjike janë mbi 10 milionë... Në qeverinë e ardhshme ligji për lehoninë, të mbrohem femrat dhe të mos vazhdohet që të paguhen dy paga për një vend pune. Me ligjin aktual biznesi detyrohet që për gjashtë muaj të paguaj 70 përqind të pagës në lehoni. Ne kemi bërë edhe analiza se si është kjo në vendet e rajonit, dhe kemi parë se në të gjitha vendet e rajonit  dhe Evropës, për çdo femër që shkon në pushim të lehonisë, përgjegjësinë e pagës e merr shteti dhe jo biznesi”, theksoi ai.

Kryetari i Bordit të OAK po ashtu ngriti edhe çështjen e Ligjit për Miniera dhe Minerale, sipas të cilit duhet të ndryshohet dhe t’i përshtatet kërkesave të bizneseve. Krasniqi tha po ashtu se duhet të bëhet edhe ndryshimi i udhëzimeve administrative në Ministri të Bujqësisë, sepse është kufizuar sipërfaqja e shfrytëzimit të tokës për sipërfaqe dhe kohëzgjatje.

“Ligji për miniera dhe minerale, ne në kontinuitet kemi kërkuar që para se të shkoj në votim ky ligj në parlament, të ndryshohet dhe t’i përshtatet kërkesave të biznesit. Fatkeqësisht nuk janë marrë parasysh, ndërsa ne kërkojmë që të kthehet ky ligj dhe të diskutohet edhe një herë me biznese, pastaj të shkon në kuvend ashtu sic duhet të shkon një ligj për interes të bizneseve. Kërkesë tjetër imediate është ndryshimi i disa Udhëzimeve administrative nga Ministria e Bujqësisë të cilat afektojnë në bujqësi, blegtori, turizëm dhe në sektorin e minierave dhe mineraleve... Arsyeja pse duhet të ndryshohen këto udhëzime administrative, sepse me këto udhëzime është kufizuar shfrytëzimi i sipërfaqes në pesë hektarë dhe në kohëzgjatje vetëm pesë vjet të tokës”, deklaroi Krasniqi.


Ndër kërkesat tjera të OAK, është edhe shqyrtimi i kamatës nga 5-8 përqind nga Banka Qendrore për paratë e imëta.

Sipas Krasniqit po dëmtohen bizneset me kamatat e larta për paratë e imëta, dhe BQK-ja duhet të marrë masa. Po ashtu OAK ka kërkuar heqjen e tatimit të dyfishtë për prodhimin e peshkut.

“Për një mijë euro para të imëta që detyrohet një bizës me i dorëzuar në bankë, banka i merr kamatë 5 deri në 8 përqind. Për një mijë euro, 50 deri 80 euro bankat ia marrin biznesit, sidomos bizneseve që operojnë më pakicë, furrat dhe marketet. Kjo është diçka e pa tolerueshme, është një dëmtim i jashtëzakonshëm që ia bëjnë biznesit... Kërkesa tjetër është të hiqet taksa e dyfishtë për bizneset peshkut. Me këtë vendim bizneset e peshkut janë duke u dëmtuar, sepse janë duke paguar dy taksa të ujit për shfrytëzimin e ujit të njëjtë”, tha ai.


Kreu i OAK-ut ka kërkuar po ashtu lirim të plotë nga tatimi për lëndë të parë dhe për prodhim, sipas të cilit ende nuk është fuqizuar vendimi në plotni.

Ndër propozimet e tjera, nga kjo Odë, është që të kthehet gjykata ekonomike dhe bordi i pavarur për shqyrtimin e ankesave, që sipas Krasniqit është premtuar, por ende nuk ka asnjë rezultat konkret në këtë drejtim.

Krasniqi tha se për shkak të mungesës së Gjykatës ekonomike, TVSH-ja të paguhet me inkasim dhe jo në faturim, sepse kjo mënyrë po krijon barrë të madhe për bizneset.

Në kuadër të këtyre kërkesave është edhe ajo për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare TIR, sepse do të shtoheshin të hyrat për 200 milionë euro për buxhetin e Kosovës. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress