Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.08.2018 06:22

​​Një vit i “Edenor Physiotherapy” në Prishtinë

Prishtinë | 13/06/2018 19:54

Qendra për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim "Edenor Physiotherapy” ka mbushur sot një vit të funksionimit të saj në Prishtinë, ku ka ofruar shërbime të ndryshme për pacientët e saj nga e gjithë Kosova.

Në këtë klinikë terapia fizikale fokusohet në rikthimin e funksioneve motorike, duke përmirësuar shëndetin e pacientit. Mision i kësaj klinike është përmirësimi i lëvizshmërisë, zvogëlimi i dhimbjeve, shërimi pas operimeve, apo nëse pacientët duan të shmangin ndërhyrjet kirurgjikale atëherë përmes terapisë fizikale, ofron ndihmë për të gjitha problemet.

Si klinikë janë të angazhuar për të siguruar shërbime profesionale në kuadër të fizioterapisë, duke bërë të mundshëm një trajtim dhe rehabilitim sa më cilësor dhe adekuat për problemet që kanë pacientët.

Themeluesja e "Edenor Physiotherapy”, Elona Herceku, ka treguar arsyen se pse ka vendosur që të vijë edhe në Prishtinë, ndërkohë që tregon se si klinikë ofrojnë shërbime të mirëfillta fizioterapie.

 “Arsyeja pse ne e menduam për ta hapur në Kosovë, është pasi ne kishim goxha kërkesa nga pacientët e Kosovës, që kanë marrë shërbimet tek klinika në Tiranë. Menduam që të kontribuojmë dhe ta sjellim sa më pranë tyre shërbimin tonë duke qenë se ata kishin nevojë, e vlerësonin punën që e bënim dhe pse jo t’i kalojmë kufijtë. Nga Kosova kemi prej katër vitesh  që bashkëpunojmë me pacientët, të cilët kanë ardhur në Tiranë apo në Shëngjin dhe gjithmonë ka qenë një numër i konsideruar dhe kemi startuar po me të njëjtën klientë që kemi pasur. Është një klinikë serioze, e mirëfilltë fizioterapie e koncentruar në trajtimin e dhimbjes, rehabilitimit. Një staf multidisiplinor, një staf shqiptarë dhe sigurisht që është çdo ditë e në rritje duke u zhvilluar në përmasat e duhura. Duam të bëjmë më të mirën për komunitetin e Kosovës, pritshmëritë tona janë që të sjellim risi, të sjellim metodat më të avancuara dhe të japim më të mirën”, tha ajo.

Ndërkaq, Elsid Sulaj, vlerësues i fizioterapisë në këtë klinikë, bëri të ditur se cilat janë problemet kryesore për të cilat pacientët kosovarë kërkojnë trajtim në këtë klinikë.

“Gjatë këtij viti është vënë re se pacientët kanë pasur problematika të ndryshme, kryesisht të sistemit muskulor dhe sistemit kockor. Problemi më kryesor janë ato që lidhen me dhimbjen e qafës, dhimbjet e shpinës, probleme që vijnë si pasojë e dëmtimit të nervit shiatik, apo ka raste të ndryshme kur pacientët kanë pasur aksidente dhe trauma që mund të kenë ardhur si pasojë e punës, aktivitetit të lart fizik apo problemeve të caktuara. Është vënë re se si pasojë e terapive që janë realizuar, dhe në raste kur pacienti ka ndjekur këshillat e duhura ecuria e tyre ka qenë mjaftë pozitive dhe ata kanë sjellë pacient të ri, familjarë të tyre duke qenë se kanë qenë të kënaqur”, tha ai.

Ai bëri të ditur se në “Edenor” kanë disa aparatura që janë risi në pjesën e teknologjisë, për shkak të rolit dhe funksionit që kanë, por që ai tha se i kushtojnë rëndësi të madhe terapisë ushtrimore.

Një nga klientët e kësaj klinike është edhe ish balerini profesionist Albi Nako, i cili thotë se prej shumë vitesh shëndetin e tij ja beson kësaj klinike.

“Unë jam një klient shumë i vjetër i kësaj klinike, duke marrë parasysh që kjo klinikë funksionon edhe në Tiranë, tashmë që është hapur edhe në Prishtinë. Sa herë kryej funksione artistike këtu e frekuentoj shpesh. Mund të them që është një nga klinikat më të specializuara, sepse unë si ish balerin, se nuk mund të themi që kërcej më, por e vizitoj prej shumë e shumë vitesh. Çdo profesion ka problemet e veta trupore, sepse është edhe profesion që të jep efekte anësore, po unë trajtohem çdo herë në ‘Edenor’, sepse është një staf shumë i specializuar dhe unë këtë e them me garanci të plotë, e trajtoj vetën time nga dy herë në javë. Unë them një gjë me pak fjalë si slogan që ‘Edenor’ po të prek me dorë të bënë ta bësh me vrap deri në Vlorë”, tha ai.

Edhe balerina profesioniste dhe moderatorja Alba Hoxha, është kliente e kësaj klinike, e cila thotë se e frekuenton shumë shpesh, pasi që i duhet të kujdeset për veten e saj.

“Unë jam balerinë profesioniste dhe kam vite që investoj mbi këtë profesion, dhe shpesh herë më është dashur që të kujdesem për veten. E frekuentoj shpesh, duke qenë se duhet të kujdesem sa më shumë për veten time, për dhimbje edhe nga stresi, më është dashur që të vijë shpesh herë këtu dhe është një staf special profesionistësh të cilët janë më të mirët”, tha ajo.

Ndërsa, pacientja Leonora Kovaçi, në këtë klinikë është duke e bërë trajtimin për heqjen e gushës dhjamore, e cila shprehet se është shumë e kënaqur nga rezultatet.

“Unë e bëra këtë trajtim tek doktori për të hequr pjesën e gushës dhjamore, me një rezultat me një seancë unë pash shumë rezultat. Do të vazhdojë prapë për të hequr anën dhjamore siç është gusha”, tha ajo.

Përveç këtyre, “Edenor” ka klientë edhe figura të tjera publike, siç është Angjela Peristeri dhe Ermal Mamaqi.

Qendra për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim "Edenor Physiotherapy” për klientët e saj ofron këto shërbime: Ekzaminimi Statik + Dinamik, Testimi Manual, Vlerësimi Fizioterapeutik. Po ashtu, Artrozë, Artrit, Trauma Muskulare dhe Kockore, Hernia Diskale, Spondiloatrozis, Dëmtimet e Gjurit, ligamenteve dhe menisqeve, Dëmtimet e Kolonës Vertebrale, Skoliozë, Kifozë, Lordozë, Elektroterapi, Kineziotaping, Proteza, orteza, Trauma sportive, Osteopati, Paraliza faciale, Kontraktura Muskulare, Rehabilitime Neurologjike, Nervi Shiatik, Rehabilitime Pediatrike, Linfodrenazh, Masazh terapeutik, Terapi ushtrimore, Migrena./KosovaPress/


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress